INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kundërshtarja e Erdoganit dënohet me nëntë vjet burg për fyerje ndaj Presidentit

Kundërshtarja e Erdoganit dënohet me nëntë vjet burg për fyerje ndaj Presidentit

Publikuar më: 10:36 07-09-2019

Partia opozitare e Turqisë thotë se kryetarja e saj në Stamboll është dënuar me nëntë vjet burg për krime, të cilat përfshijnë edhe fyerjet ndaj presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Canan Kaftancioglu, e cila kryeson Partinë Republikane Popullore (CHP) në qytet, iu dha një dënim prej nëntë vjetësh, shkruan “Euronews”.

Në aktakuzën ndaj Kaftancioglu përmenden disa tweet që ajo ndau midis 2012 dhe 2017. Ajo u dënua për disa krime që përfshijnë fyerjen e presidentit dhe përhapjen e propagandës terroriste.

Kjo vjen vetëm disa muaj pasi CHP luftoi një betejë të hidhur me AK Partinë e Erdogan (AKP) mbi krye bashkiakun e Stambollit. Kandidati i AKP-së e humbi ngushtë garën për të qenë kryetar i bashkisë së Stambollit pas zgjedhjeve në mars përpara se bordi zgjedhor të anulonte rezultatin.
Ekrem Imamoglu i CHP-së më pas fitoi zgjedhjet e përsëritura, këtë herë me një diferencë më të gjerë, 54% në 45%.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775