INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër krim në familje, 37 vjeçari vritet me thikë nga bashkëshortja [FOTO]

Tjetër krim në familje, 37 vjeçari vritet me thikë nga bashkëshortja [FOTO]

Publikuar më: 19:55 03-06-2016

Një tjetër krim në familje ka ndodhur ditën e sotme ku një 37 vjeçar është goditur me thikë nga bashkëshortja e tij dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në Vobarno, në një provincë në Brescia. Sipas mediave italiane në momentin e krimit, në banesë ishte viktima, e shoqja e tij dhe kunati i 37-vjeçarit (vëllai i gruas). Këta të fundit janë shoqëruar në polici, për tu pyetur lidhur me ngjarjen.  Sipas tyre vrasja ndodhi rreth orës 13:30 pas një konflikti në familje. Burime nga grupi hetimor konfirmuan se bëhet fjalë për vrasje në familje. Vëllai i viktimës, 20-vjeç, kur mësoi lajmin e vrasjes kaloi një gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me ambulancë në spital. Fqinjët flasin për një familje punëtorësh që më parë nuk ka pasur konflikte, shkruan “Corriere Della Sera”.

Article Logic
Execution time: 0.0043060779571533