INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krim në familje, djali vret babain me thikë, plagoset daja

Krim në familje, djali vret babain me thikë, plagoset daja

Publikuar më: 22:42 04-04-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Pas një konflikti brenda familjës, djali Jurgen Kurti ka vrarë babain e tij Artur Kurtin. Bashkëpunëtor në krim është edhe daja i Jurgenit, Leonard Ristani i cili ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën Zef Jubani pranë shkollës “Deshmorët e Lirisë” dhe sipas burimeve policore, shtetasi Artur Kruti ishte në proçes divorci me bashkëshorten e tij, Shpresa Kurti. Pista kryesore e dyshimit është pikërisht çeshtja e divorcit ajo që e ka shtyrë djalin të vrasë babain e tij.

Deklarata zyrtare e policisë:

Më datë 04.04.2016, rreth orës 21:10,  në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati “Bion”, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen e shtetasi Artur Kurti. 

Viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Me pas në rrethana ende të paqarta në perleshje e sipër shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plagëve me thikë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimes.

Njëkohësisht  shtetasi L. R. që ka mbetur i plagosur  ndodhet në S.Q.U. në gjëndje të rëndë shëndetësore(kunat)me viktimën.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818