INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijimi i ushtrisë së Kosovës, studentët e urojnë nga Tirana: Sot është një ditë historike për...

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, studentët e urojnë nga Tirana: Sot është një ditë historike për...

Publikuar më: 13:16 14-12-2018

Votimi për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk ka kaluar pa vëmendje dhe nga studentët e universiteteve, pavarësisht problemeve të tyre.

Nga Kryeministria ku po protestojnë, ata u përcollën urimet për këtë ditë historike motrave dhe vëllezërve nga Kosova.

Një nga studentët është shprehur: Sot ndoshta ne nuk kemi shumë përkrahje, por sot është një ditë historike për motrat dhe vëllezërit tanë kosovarë. Është ngritur historia, është ngritur ushtria e Kosovës. Studentët shqiptarë e mbështesin Kosovën, i mbështesin vëllezërit kosovarë për këtë ditë historike të tyre. Për Kosovën të këndojmë himnin tonë kombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006