INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijesa më e rrezikshme në Tokë s’është peshkaqeni, madje as vetë njeriu

Krijesa më e rrezikshme në Tokë s’është peshkaqeni, madje as vetë njeriu

Publikuar më: 17:09 19-04-2018
Krijesa më vdekjeprurëse në botë nuk është ajo që mund t’ju shkojë në mendje. 
Në blog-un e Bill Gates në 2016 u publikua një grafik i cili tregonte numrin e vdekjeveprej kafshëve në vit.
Rreziku më i madh ishin mushkonjat.
 
MISHI.jpg
 
Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person - janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë). Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.
 
Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha. Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.
"Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria," shkroi Gates në një postim në blog.
 
Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve. Sëmundja vetë është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.
 
Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264