INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konventa e LSI, Kryemadhi: Të rrëzojmë sa më parë qeverinë banditeske të Ramës

Konventa e LSI, Kryemadhi: Të rrëzojmë sa më parë qeverinë banditeske të Ramës

Publikuar më: 13:04 05-11-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur sot Konvetën Kombëtare nga ku ka bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë Rama 2. Konventa u mbaj në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ndërsa kryetarja e LSI-së foli për nismën që po ndërmerr fronti kombëtar opozitar. Sipas Kryemadhit, nuk duhet të humbet kohë,për rrëzimin e kësaj qeverie që ajo e konsideron si të dal boje e banditeske. “Rrëzimi i kësaj qeverie të dal boje, krijimi i një qeverie të re. Është përgjegjësia jonë historike ti japim përgjigje finale kujtdo politikani apo lideri dilitant, njëherë e mirë ta mësoj ai, se askush nuk mund të tallet me shqiptarët, se ndryshe shumë shpejt do të përfundojë në kazanin e plehrave të historisë së shqiptarëve. Të ngrihemi të gjithë në këmbë e të nisim marrshimin e fitore së madhe. Lëvizja Socialiste për Integrim kundër qeverisë së falangës së krimit”-u shpreh Kryemadhi. Liderja e partisë së dytë opozitare tha se nuk duhet humbur kohë. 

Monika Kryemadhi:
Na duhet një front kombëtar opozitar. Sot kemi përballë një qeverisje arrogante. Ky kryeministër çdo ditë e më shumë po e kupton vetë se asgjë e asnjë forcë. Nuk kemi më kohë për të humbur me retorikën politike që bie në veshët e shurdhët të qeverisjes banditeske. Ne jemi gati të përballemi. Ne duhet të shkundim apatinë kolektive për hir të interesit të përbashkët kombëtar kundër rrezikut. Duhet të thyejmë heshtjen për ti dhënë zë qytetarëve që u kërcënohet jeta në rrugët e vendit.
Ndërsa krytari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha se rrëzimi i Ramës është çështje javësh.
Petrit Vasili:
Dëmi që po i bën çdo minut i vendit është i vështirë për tu riparuar. Ndaj të gjithë bashkë duhet ta shpëtojmë sot Shqipërinë. Sa më shumë minuta që Rama rri në pushtet aq më e vështirë do të jetë për ta sjellë Shqipërinë në ato parametra që duam. Rrëzimi i tij është çështje javësh. Rama duhet të ikë. Ky kryeministër që ne kemi nuk ndahet dot nga krimi, sepse është organizatori, frymëzuesi, pagatori dhe koordinuesi i krimit dhe kriminelëve. Jemi për ta ndalur sot kryeministrin, i cili ka vetëm një strategji jo vetëm që të çojë drogë në Evropë por dhe të grabisë shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268