INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bomba” e Bashës: Tahiri udhëtoi me Orest Sotën drejt Italisë. Kemi fakte të tjera tronditëse

“Bomba” e Bashës: Tahiri udhëtoi me Orest Sotën drejt Italisë. Kemi fakte të tjera tronditëse

Publikuar më: 14:05 05-11-2017

Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte që sipas saj vërtetojnë se ish-ministri Saimir Tahiri dhe 25-vjeçari Orest Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, se po tenton të gënjejë për Tahirin, pasi me këtë rast po mbron veten e tij. Basha thotë se ka prova të forta që vërtetojnë se Sota brenda makinës së të cilit u gjetën dhe dy leje drejtimit të mjeteve lundruese të ish-ministrit dhe 800 mijë euro, dhe Tahiri kanë udhëtuar disa herë në Itali së bashku. Më tej kryedemokrati paralajmëron se të tjera fakte do të dalin në dritë në ditët në vijim.
Statusi i plotë Lulzim Bashës në profilin e tij në Facebook

Sa më shumë përpiqet Edi Rama të mbrojë Tahirin, aq më shumë i del boja si i lidhur me krimin dhe përfitues i tij. Rama po gënjen prapë për llogari të Tahirit, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e tij. Tahiri dhe Sota janë bashkëpunëtorë në trafikun e milionave të drogës dhe po përpiqen cdo minutë të fshehin provat.

Burime të sigurta informojnë se:
1. Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë për në Itali, me datë 2 Gusht 2016 nga Porti i Durrësit. Ata janë larguar nga Italia bashkë dhe janë rikthyer në Shqipëri me datë 7 Gusht 2016 me të njëjtën linjë.
2. Me 1 Shtator 2017 Tahiri dhe Sota janë larguar bashkë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit dhe janë kthyer bashkë me datë 3 Shtator 2017 po nëpërmjet Muriqanit.
3. Në 6 Shtator 2017 Orest Sota ka dalë nga Shqipëria duke përdorur makinën e Tahirit.

Fakte të tjera tronditëse pritet të publikohen së shpejti. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Largimi i tyre është imperativ kombëtar”.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492