INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konkurrente e fortë? Zbulohet një tjetër emër, këngëtarja e njohur bëhet pjesë e Ferma VIP

Konkurrente e fortë? Zbulohet një tjetër emër, këngëtarja e njohur bëhet pjesë e Ferma VIP

Publikuar më: 10:34 26-02-2026

Sezoni i tretë i “Ferma VIP” pritet të startojë në fund të marsit, ndërsa producentët kanë nisur të zbulojnë emrat e parë të banorëve.

Në drejtimin e formatit rikthehet Arbana Osmani, e cila do të moderojë edicionin e ri të reality show-t.

Sipas një zbulimi ekskluziv nga “Revista Bordo”, në listën e pjesëmarrësve përfshihet edhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti. Ajo do të marrë pjesë në garë, duke hyrë për herë të parë në një format të këtij lloji. Prania e saj shënon përfshirjen e një figure nga fusha e letërsisë në këtë sezon të programit.

Më herët organizatorët kanë bërë publik edhe pjesëmarrjen e aktorit Romir Zalla dhe të Akil Varfit, të cilët kanë konfirmuar hyrjen në fermë.

Produksioni po vijon përgatitjet për nisjen e sezonit të ri, ndërsa emra të tjerë pritet të zbulohen në ditët në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176