INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorja re e BBV5 do jetë një modele? Njihuni me konkurrenten që do hyjë në shtëpi të shtunën

Banorja re e BBV5 do jetë një modele? Njihuni me konkurrenten që do hyjë në shtëpi të shtunën

Publikuar më: 19:28 25-02-2026

Modelja 23-vjeçare, Nikol Projko, do të jetë zyrtarisht pjesë e aventurës së shumëpritur në Big Brother VIP 5. Lajmin e konfirmoi vetë gjatë një interviste në emisionin Big Brother Radio në Top Albania Radio, ku ndau emocionet dhe pritshmëritë e saj për sfidën që e pret.

Në një bisedë të sinqertë me moderatoren Elona Duro, Nikol foli për rrugëtimin e saj në modeling dhe për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë hap të ri. Ajo theksoi se pjesëmarrja në formatin më të ndjekur televiziv është një mundësi për t’u prezantuar përtej imazhit dhe për të treguar më shumë nga personaliteti i saj. “Dua që publiku të më njohë ashtu siç jam në të vërtetë,” u shpreh ajo.

23-vjeçarja do t’i bashkohet banorëve këtë të shtunë, duke nisur një eksperiencë që premton dinamika, emocione dhe sfida të forta. E motivuar dhe e përgatitur, Nikol shprehet e gatshme të përballet me çdo situatë brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Për të, kjo eksperiencë përfaqëson jo vetëm një sfidë personale, por edhe një hap të rëndësishëm në forcimin e profilit publik dhe zhvillimin e mëtejshëm të karrierës në showbiz-in shqiptar.bujik.webp

Article Logic
Execution time: 0.0034217834472656