Ana Kauri dhe Rinian Leka ishin nga dyshet që zhvilluan takime interesante dhe publiku ishte i bindur se mes tyre mund të ndodhte diçka.
Ishte Ana ajo që kërkoi që të dilnin nga programi për ta vazhduar jashtë, kërkesë që u refuzua nga Riniani.
Pas daljes nga “Për’puthen” ish-konkurrentja konfirmoi se është në lidhje me një djalë që nuk ka të bëjë me televizionin dhe preferon ta mbajë sekret.
E të dashurit të saj duket se nuk i pengon që Ana vazhdon të përkrahë djaloshin, me të cilin pati takimet më romantike brenda.
Bukuroshja ka shpërndarë në rrjete sociale videoklipin e Rinianit duke treguar mbështetjen ndaj tij.
Dyshja duket se pavarësisht takimeve e pastaj largimit jo të këndshëm ruajnë raporte të mira.
Në anën tjetër edhe Riniani ka konfirmuar lidhjen e tij me një avokate shqiptare.