Pas lajmit të rikthimit të ish-të fejuarës së tij Jennifer Lopez me Ben Affleck pas 17 vitesh, u përfol se Alex Rodriguez është tronditur dhe acaruar. Një arsye për t’u ndjerë keq ishte ribashkimi i dyshes pikërisht një muaj pasi ai dhe këngëtarja i dhanë fund lidhjes së tyre.
Ai duket se ende nuk e ka kaluar dot ndarjen nga këngëtarja. Sidomos tani që e sheh të lumtur me Ben Affleck, mediat e huaja raportojnë se ai nuk po flet mirë për të.
Sipas “National Enquirer”, Rodriguez po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat.
“National Enquirer”, duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se Alex dhe Jennifer e kishin humbur shkëndijën e tyre dhe rrallë kanë kaluar momente intime përpara se të vendoseshin të ndaheshin dhe çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, së në shtëpi flinin në dhoma të ndara.
“Rodriguez thotë se Jenn i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”-raporton “National Enquirer”, duke shtuar se ata kishin humbur dhe besimin tek njëri-tjetri.