INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Europian kritik për koncensionet! Rekomandon dhe rrugët e zgjidhjes

Komisioni Europian kritik për koncensionet! Rekomandon dhe rrugët e zgjidhjes

Publikuar më: 10:54 30-05-2019

Komisioni Europian në progres raportin e këtij viti ka mbajtur një qëndrim kritikues për qeverinë në lidhje me partneritet publik-privat duke paralajmëruar rrezik fiskal. Sipas raportit pjesa më e madhe e PPP-ve janë përzgjedhur pa konkurrencën dhe s’kanë qënë transparente.

Si Komisioni Europian mendon dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që më herët ka lajmëruar për rreziqet fiskale që ndikojnë në buxhetin e shetit, pasi pjesa më e madhe e tyre janë borxh i fshehur.
KE ka folur dhe për klimën e biznesit. Përmirësimin e sheh të fragmentuar, kurse informaliteti në tregun e punës vlerësohet si i lartë.
Në raport janë cituar dhe disa rekomandime. Komisioni Europian kërkon që të vijojë konsdolidimi fiskal dhe të zhvillohet një plan për të mobilizuar të ardhurat dhe për të adresuar informalitetin.
Gjithashtu sugjerohet që të sigurohet monitorimi dhe kontrolli fiskal për detyrimet që rrjedhin nga Partneritetet Publik-Privat dhe detyrimet e prapambetura, pasi njësia e sapokrijuar e rrezikut fiskal nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të monitoruar këto rreziqe. Një tjetër rekomandim lidhet dhe më tregun e punës ku kërkohet që planifikohen trajnime për fuqinë punëtore.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107