INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studioni sa më shumë, rrezikoheni më pak nga sëmundjet e zemrës

Studioni sa më shumë, rrezikoheni më pak nga sëmundjet e zemrës

Publikuar më: 10:58 30-05-2019

Të studiosh nuk i bën mirë vetëm trurit dhe nuk ju ndihmon vetëm të hidhni hapa të sigurt për të ardhmen. Por më shumë të studioni ju forcon edhe zemrën. Duke studiuar reduktoni mundësitë që të prekeni nga sëmundjet e zemrës apo edhe infarkti. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga tre univeresitete britanike.

Duke u bazuar mbi analiza statistikore dhe gjenetike, ekspertët zbuluan se koha ekstra e studimit mund të zvogëlojë me një të tretën rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Dhe kjo nuk është vetëm një çështje e një niveli më të mirë të stilit të jetesës që ndiqen nga ata që kanë studiuar më shumë.

Hulumtimi shprehen kërkuesit sugjeron se gjysma e këtij efekti mbrojtës vjen si rezultat i zvogëlimit të peshës, presionit të gjakut. dhe pirjes sa më pak të duhanit .Tashmë ata janë duke hulumtuar cilat arsye të tjera mund të lidhin arsimin me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndër gjurmët që kërkuesit po eksperimentojnë , ekziston ai që bazohet në hipotezën se njerëzit që shpenzojnë më shumë koha në arsim priren të angazhohen më shumë me shërbimet e kujdesit shëndetësor .Në hulumtimin e tyre shkencëtarët përdorën dy lloje të analizave për të hetuar lidhjen midis arsimit dhe rrezikut kardiovaskular.

Në qasjen e parë, ata analizuan të dhënat e mbi 200,000 njerëz në Britani të Madhe dhe krahasuan numrin e viteve të shpenzuar në arsim me indeksin e tyre të trupit presionin e gjakut,kohën që ata kanë tymosur dhe rastet e sëmundjeve kardiovaskulare.Në qasjen e dytë, ekipi hulumtues ka përdorur një lloj analize të quajtur randomizim Mendelian.

U pa se indeksi i masës trupore, presioni i gjakut dhe pirja e duhanit të kombinuar mes tyre përbëjnë 40 për qind të efektit të arsimit në rrezikun kardiovaskular.

Article Logic
Execution time: 0.0031120777130127