INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH zbulon një skandal të madh! Ja ku përfundojnë mallrat që konfiskohen

KLSH zbulon një skandal të madh! Ja ku përfundojnë mallrat që konfiskohen

Publikuar më: 11:47 21-10-2018

Mallra si makina, kamionë, skafe, motoçikleta dhe mjete të tjera motorike që konfiskohen nga Drejtoritë Rajonale të Policisë së Shtetit, kanë përfunduar në tregun informal.
Ky skandal është zbuluar nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, për periudhën nga janari 2014 deri në dhjetor 2017.
Nga auditimi, institucioni më i lartë i kontrollit të financiar në Shqipëri raporton se kontraktuesit nuk dokumentojnë shkatërrimin e mjeteve motorike të konfiskuara, për kthimin e tyre në skrap, duke lënë shteg për abuzime, pasi i nxjerrin ato në tregun informal. KLSH ka konstatuar gjithashtu se mjetet e konfiskuara, kanë dalë nga magazinat e shtetit, për t’u kthyer në skrap, së bashku me targat dhe pa u çregjistruar.
Në raport thuhet se janë shitur 88 makina dhe 22 motorrë me çmim shumë të ulët, me gati 50% më pak të shumës reale duke u bazuar në një udhëzim të gabuar. Kjo ka sjellë si pasojë mungesën në Buxhetin e Shtetit të shumën prej 12.580.000 lekë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se është abuzuar me shitjen për skrap dhe të 5.257 mjeteve motorike, ku përfshihen autovetura, kamionë, skafe, e të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723