INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në cilat shtete janë shpërndarë emigrantët shqiptarë? Raport i Kombeve të Bashkuara…

Në cilat shtete janë shpërndarë emigrantët shqiptarë? Raport i Kombeve të Bashkuara…

Publikuar më: 11:34 21-10-2018

Kombet e Bashkuara kanë kryer një studim mbi emigrantët shqiptarë dhe shpërndarjen e tyre nëpër botë. Rezulton se deri gati 3 dekada më parë, Shqipëria kishte 3.2 milionë banorë, po sot mbi 1 milion i ka në emigracion.
Numri i emigrantëve shqiptarë, që aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, është vlerësuar 1.15 milionë dhe rreth 90% jetojnë në Europë, ndërsa pjesa tjetër në SHBA. Shqiptarët kanë migruar kryesisht në vendet fqinje. Në Itali mendohet se janë afro 455.468 dhe në Greqi 429.428. Afërsia gjeografike dhe krijimi i rrjeteve të emigrantëve e bëjnë Greqinë dhe Italinë dy shtetet më të preferuara për të punuar dhe për të jetuar jashtë vendit shqiptarët. Po 5 vitete e fundit situata ka ndyshuar disi pasi po migrojnë dhe në vende të tjera të Europës, si Gjermani, Francë dhe Britani. Greqia ishte shteti me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, deri në vitin 2010. Po me krizën që pësoi ky shtete shumë u larguan drejt vendeve të tjera. Aktualisht, Italia ka numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë. SHBA është një destinacion tjetër i preferuar ndërkombëtar, jashtë Europës, për emigrantët shqiptarë.
Më shumë se 99% e emigrantëve tanë janë të vendosur në rajone më të zhvilluara dhe vetëm 0.5% në rajonet më pak të zhvilluara. Ndërsa sa i përket 93% të emigrantëve ata jetojnë në vendet me të ardhura të larta dhe vetëm 6.8% në shtete me të ardhura të mesme, kurse një përqindje më e ulët, në ato me të ardhura nën mesatare. 

Article Logic
Execution time: 0.001615047454834