INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhënat mbi ndotjen e ajrit në vend të dyshimta! Ja pse...

Të dhënat mbi ndotjen e ajrit në vend të dyshimta! Ja pse...

Publikuar më: 15:19 13-10-2018

Cilësinë e ajrit në vendin tonë e masin dy institucione, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik. Por puna e tyre nuk bashkërendohet dhe për pasojë nuk dihet me saktësi se në ç’nivele është ndotja e ajrit në Shqipëri. Në këtë konkluzion ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimin të performancës të këtyre dy institucioneve. Sipas KLSh-së ekziston në një farë mase një fragmentizim i përgjegjësive ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Institutit të Shëndetit Publik. Ky i fundit gjithashtu nuk ka akses në të dhënat e monitorimeve të Agjencisë së Mjedisit.

Sa i takon performancës së këtyre institucioneve raporti citon se praktikat e monitorimit nuk janë në një linjë me kërkesat e BE-së dhe kontrolli i shkarkimeve të gazeve nga automjetet është i pamundur të kryhet nga institucionet përkatëse përgjegjëse. Po edhe kontrolli dhe reduktimi i shkarkimeve të substancave ndotëse nga fabrikat industriale nuk mund të arrihet për sa kohë nuk kryhet inspektimi i kontrollit të monitorimit nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit.
Gjithashtu vlerat e cilësisë së ajrit në vendin tonë nuk janë reale, pasi ato nuk janë gjithëpërfshirëse, se në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 7 stacione monitorimi. Dy prej tyre për një periudhë 2-vjeçare nuk kanë qenë në gjendje pune.
Raporti i KLSH thekson se të gjitha këto stacione janë të paakredituara, një pjesë e tyre të pakalibruara. Kjo dëshmon qartë për nivelin e ulët të besueshmërisë të të dhënave që ato paraqesin. Një tjetër problematikë e konstatuar është se ISHP nuk ka kryer asnjë studim epidemiologjik që të vlerësojë lidhjen shkak-pasojë mbi ndikimin e cilësisë së ajrit në shëndetin e popullatës.

Article Logic
Execution time: 0.0041460990905762