INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klodiana Shala: më paragjykuan se isha atlete, ja kush është çelësi suksesit

Klodiana Shala: më paragjykuan se isha atlete, ja kush është çelësi suksesit

Publikuar më: 16:51 27-06-2018

Në një rrëfim për emisionin Adrenalina në In TV , Klodiana Shala ka treguar se si e ka nisur karrierën e saj dhe për paragjykimet që ajo kishte kur nisi atletikën. Ajo tha se ishte babi i saj personi i parë që e paragjykoi por që në fund ai e kishe gabim dhe se sukseset dhe rekordet e saj e tregojnë këtë gjë.

Shala tha se çelësi i sukseseve të saj ishte stërvitja që bënte prej 8 orësh në ditë. Ish-atletja që ka thyer disa rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare u shpreh se federata nuk i mbështet atletët në vendin tonë.

Shala foli edhe për problem që ajo ka hasur në stervitje kur thotë se shpesh herë është detyruar që të largohet jashtë vendit për tu stërvitur edhe me shpenzimet e saja. Ish atletja dha edhe një mesazh për të rinjtë ku të meren sa më shumë me sport dhe të jenë sa më aktiv.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045