Në emisionin Adrenalin në In Tv, një prej trajnerëve më të suksësshëm në Shqipëri ka folur për karrierën e tij futbollistike. Ai ka treguar momentet e tij më të mira, si lojtar por edhe si trajner ku thekson se tek Partizani gjithmonë është ndjerë si në shtëpinë e tij.
Duro u shpreh se në stadiumet shqiptare ka ende dhunë por nuk vjen nga tifozët, por nga një mekanizëm i keq drejtuesve pasi kanë një nivel jo të duhur profesional.
Ish-trajneri i Partizanit dha edhe një koment për gjyqtarët, ku tha se ata bëhen faktorët për përcaktimin e ndjeshjeve
Në lidhje me çështjen më të diskutuar të momentit që është dënimi i Skëndërbeut nga Uefa, 58 vjeçari tha se i vjen keq pasi nuk është mirë për futbollin shqipëtar dhe do të jetë një goditje e madhe.
Duro foli edhe për largimin e tij nga Flamurtari në fund të sezonit, ku u shpreh se ishte një dorëheqje profesionale.
I pyetur se cilat janë planet për të ardhmen trajneri tha se nuk ka plane deri më tani por ka pasur bisedime nga disa skuadra si brenda ashtu edhe jashtë vendit por deri më tani asgjë konkrete.








20 May 2026 





