INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klement Balili nesër në Gjykatë! Ja me sa akuza do të përballet…

Klement Balili nesër në Gjykatë! Ja me sa akuza do të përballet…

Publikuar më: 11:27 16-01-2019

Klement Balili do të dalë nesër para gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi do të verifikohen veprimet hetimore të prokurorisë. Mësohet se gjyqtarja Miliana Muça do të jetë relatorja e çështjes kundër Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. Ai do përballet në gjykatë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.

Në nëntor 2017 pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë prokuroria, çoi vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartamente si dhe një hotel në Sarandë.
Klement Balili u vetëdorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati.

Article Logic
Execution time: 0.0033907890319824