INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëzohet Klement Balili

Dorëzohet Klement Balili

Publikuar më: 12:07 15-01-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë paradite ka bërë të ditur se i shumëkërkuari, Klement Balili këtë paradite është vetëdorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. “Dorëzohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon: përshëndetje doktor, vetëdorëzohet Kelment Balili në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është nisur drejt Tiranës me Rigels Balilin”, ka shkruar ish-kryeministri. Vetëdorëzimi është konfirmuar nga njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi, shkruan “Top Channel”.

Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda në shtator të vitit 2016 ka regjistruar procedim penal për veprën penale "trafikim narkotikesh", në bazë të informacioneve dhe materialeve  të ardhura nga Greqia. Në ngarkim të Klement Balilit, në Tiranë është sjellë nga Greqia një dosje me gati 3 mijë faqe lidhur me akuzën e “trafikut të narkotikëve”.

Balili ka qenë person në kërkim nga policia shqiptare prej me shumë se dy vitesh. Pavarsisht disa operacioneve të policisë për kapjen e tij ai nuk është vënë në pranga.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543