INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klaudia Pepa më në fund reagon, shpjegon pse e quajti Albin “vëllai i madh” [FOTO]

Klaudia Pepa më në fund reagon, shpjegon pse e quajti Albin “vëllai i madh” [FOTO]

Publikuar më: 13:57 25-09-2017

Më shumë se sa vetë ndarja e tyre, së fundmi bëri shumë bujë deklarata e Klaudia Pepës për Albi Nakon.

Teksa ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjkistarit, surprizë për të ishte videomesazhi nga ish bashkëshortja.Ndër të tjera, balerina e quajti  Albin, “vëllai i madh” dhe ishte pikërisht kjo që nxiti një debat të madh mes ndjekësve-komentues dhe familjarëve të saj.  

Vetë Klaudia është vënë në dijeni të gjithë komenteve fyese ndaj më në fund ka reaguar edhe vetë, po nëprmjet një komenti ku shpjegon pse e quajti ish bashkëshortin “vëllai i madh”.

“Për ata që nuk e kanë kuptuar...Një vëlla është miku që ta jep natyra. Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët . Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua. Nëse fjalët më dalin nga zemra , nuk janë asnjëherë të gabuara,”-është shprehur ajo. 

weretery.png

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379