INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej! Zinedin Zidan jep dorëheqjen nga Reali

Kjo nuk pritej! Zinedin Zidan jep dorëheqjen nga Reali

Publikuar më: 13:20 31-05-2018

Siç u lajmërua pak më parë, Zidan do të dilte në një konferencë të papritur për mediat. Ai ka dalë dhe ka lajmëruar dorëheqjen nga ekipi. Kjo vjen pak ditë pasi fitoi për të 3-tën herë rradhazi Ligën e Kampionëve.

Lajmet që vijnë nga Franca e shikojnë atë trajner të ardhshëm të kombëtares. Megjithatë ky lajm ka qenë i papritur për të gjithë dhe ngjarjet kanë rrjedhur shumë shpejt.

Çfarë fitoi Zinedin Zidan me Real Madridin? 

UEFA Champions League: 2015/16, 2016/17, 2017/18
UEFA Super Cup: 2016, 2017
La Liga: 2016/17
Supercopa de España: 2017
FIFA Club World Cup: 2016, 2017

Pra siç e shikoni suksesi i tij është i padiskutueshëm, do thoni ka pasur skuadrën më të fortë në botë prandaj arriti këto rezultate?! Ky fak është i vërtetë, por padyshim prezenca e tij tek Reali i Madridit ka qenë edhe çelësi i suksesit të kësaj skuadre. 

Tani ngelet për tu parë se çfarë ndodhë në vazhdim!!!

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883