INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej! Pas triumfit të Arilenës, Elvana Gjata do të përfaqësojë një tjetër shtet në EUROVISION?! ''Çmendet'' rrjeti! [FOTO]

Kjo nuk pritej! Pas triumfit të Arilenës, Elvana Gjata do të përfaqësojë një tjetër shtet në EUROVISION?! ''Çmendet'' rrjeti! [FOTO]

Publikuar më: 12:30 22-01-2020

Triumfi i Arilena Arës në Festivalin e Këngës në RTSH bëri shumë bujë në vendin tonë pas një konkurence shumë të fortë me Elvana Gjatën. Ccfarë s'u tha në rrjetet sociale, mirëpo tashmë po qarkullon një lajm tjetër që e ka bërë lëmsh rrjetin.
Dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.
Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Tëitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës. Nuk dihet nëse ka një ftesë zyrtare për Elvanën, apo është gjithçka një thashethem e rrjeteve sociale.

Komentet për Elvana Gjatën në Twitter.

“Njerëzit mendojnë se San Marino do të dërgojë në Eurovizion Elvana Gjatën?”– shkruan një ndjekëse.

“Nuk jam një fanse e këngës “Me Tana” dhe e Elvanës, por nëse ajo vërtet do ta përfaqësojë San Marinon, është një hakmarrje, që nuk dua ta humb”– vijon një tjetër mes dhjetra komenteve në rrjete sociale.

 

make.png

 

repes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029771327972412