Në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti kanë ardhur në ndihmë edhe emra shumë të njohur të ekranit shqiptar. Një prej tyre është Noizy i cili ka shkuar në Durrës, pranë zonës ku janë ngritur çadrat për banorët të cilëve iu janë shkatërruar shtëpitë.
Ai ka qëndruar aty gjatë gjithë kohës në këto ditë të vështira dhe së fundmi ka bërë një denoncim të rëndë. Në një postim në Instagram Noizy shkruan se kanë filluar të vidhen ndihmat që janë vënë në dispozicion të njerëzve që janë prekur nga tërmeti.
“Një sqarim: Nuk vjedh populli por organizatat. Mos të keqkuptohemi, prandaj është mirë tu jepet ndihma direkt familjeve”, shkruan reperi.









6 Nov 2025 





