INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci TRAGJIK! Dalin emrat, kush janë 40 viktimat e tërmetit shkatërrues, mes tyre 4 fëmijë e shumë të rinj

Bilanci TRAGJIK! Dalin emrat, kush janë 40 viktimat e tërmetit shkatërrues, mes tyre 4 fëmijë e shumë të rinj

Publikuar më: 10:06 28-11-2019

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti i tmerrshëm që preku Shqipërinë në 26 nëntor. Numri i të vdekurve tani ka shkuar në 40, ndërkohë që misionet e kërkim-shpëtimit në rrënoja sipas informacioneve vazhdojnë punën vetëm në qytetin e Durrësit.

Grupet e kërkim-shpëtimit rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë nxjerrë nga rrënojat tre trupa të tjerë, fatkeqësisht të pajetë në Thumanë, duke e çuar bilancin tragjik në 39 të vdekur dhe mbi 600 të tjerë të plagosur. Ndërkohë një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat në Durrës. Sipas“BalkanWeb” viktima është 59-vjeçarja Rozeta Meçja, e cila është nxjerrë nga pallati 6-katësh, në Durrës, i shembur totalisht.

Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit, ku janë të angazhuar ekipet shqiptare dhe ndërkombëtare, është ndërprerë, pasi për momentin nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja. Në Durrës puna vijon me intensitet të lartë.

Kryeministri Edi Rama theksoi në mbledhjen e sotme të qeverisë se çdo familje e prekur do të trajtohet me solidaritet dhe vëmendje maksimale.

Kjo është dhe lista me emrat e personave që për fat të keq janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e shtëpive të shembura. Mes viktimave janë katër fëmijë të moshave 3 vjeç, 4 vjeçe dhe dy 8-vjeç, si dhe shumë të rinj të moshave 18 deri në 35 vjeç.

Persona të vdekur 40, si më poshtë vijon:

Në Durrës, në total 15 viktima , të identifikuar si më poshtë:

1. Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 .
2. Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.
3. Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 .
4. Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13
5. Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.
6. Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13
7. Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18
8. Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18
9. Sehadete Lala, 79 vjeçe, gjetur në L 18
10. Diana Karanxha, gjetur në L 18
11. Eduart Reçi gjetur në L 18
12. Shemsedin Abazi, gjetur ne L 13
13. Dolora Reçi, 49 vjeçe gjetur në L .18
14. Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe, gjetur në L 18.
15. Griselda Lala vjeçe 22, gjetur në L. 17

16. Rozeta Meçja vjeç 59, gjetur në pallatin 6-katësh.

Krujë – 23 viktima në total, të identifikuar si më poshtë:

1. Bukurije Leka
2. Erisa Cara

3. Ariela Lala 4 vjeçe
4. Fatmira Cuka 44 vjeçe
5. Selvie Lala 77 vjeçe
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeçe
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni
12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
13. Çelike Grupieku 57 vjeçe
14. Hajredin Çupi, 66 vjeç
15. Kastriot Cakoni, 58 vjeç,
16. Fatmira Cara vjeç 54
17. Hasan Cara vjeç 16.
18. Roledi Vata vjeçe 3
19. Suada Hysa vjeçe 18.
20. Ankthi Cara vjeç 65
21. Adelina Kabili vjeç 20
22. Almir Cara vjeç 26
23. Stela Zvergeci vjeç 20, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Lezhe Mamurras
1. Ersid Agim Hoxhalli,… 32 vjec (i aksidentuar)

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994