INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishte lidhje intime me vajzën, babai tenton të vrasë 15 vjeçarin dhe shokun e tij

Kishte lidhje intime me vajzën, babai tenton të vrasë 15 vjeçarin dhe shokun e tij

Publikuar më: 11:29 17-11-2016

Një 43 vjeçar tenton të vrasë të dashurin e vajzës së bashku me shokun e tij vetëm 15 vjeçar. Fatmirësisht ndërhyrja e inuformave blu në kohën e duhur ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43-vjeçari, Genc L., i cili tentoi të vrasë më armë zjarri dy 15 vjeçarë, ku njëri prej tyre dyshohet se kishte lidhje intime me vajzën 14-vjeçarë të tij.
Njoftimi i Policisë
“Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar, kanosur dhe tentuar të vrasë, me anë të një arme gjahu, pa leje, dy shtetas të mitur me inicialet B. A. dhe  S. A, 15 vjeç, banues në Tiranë, ku shtetasi i mitur S. A. dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me shtetasen A. L., 14 vjeçe, vajza e shtetasit Genc L.
Arrestimi i 43-vjeçarit është kryer në Farkë, në kushtet e flagrancës, teksa kërcënonte dy adoleshentët me armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 43 vjeçari kishte një armë gjahu teke 12 -tëshe dhe 20 fishekë, pa leje organeve kompetente. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207