INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Durrës: Parandalohet vrasja, arrestohet 1 person e një tjetër në kërkim [VIDEO]

Publikuar më: 12:28 25-08-2016

Ndërhyrja e policisë së Durrësit bëri të mundur parandalimin e një vrasje e mirëorganizuar. Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë arrestuar në flagrancë Alfred Skonjës 29 vjeç, i cili sipas policisë së Durrësit kishtë bërë të gjithë përgaditjet e duhura për kryerjen e vrasjes. Megjithëse uniformat blu nuk kanë mundur të zbardhin se kush ka qënë objektivi i “vrasësit”, por kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes. Uniformat blu bëjnë të ditur se Skonja kishte menduar djegien e automjetit me të cilin do të kryente vrasjen. Në momentin e ndalimit, 29 vjeçarit i janë gjetur të gjitha sendet dhe mjete të ndryshme, që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve dhe krimit.
Njoftimi i Policisë:
“Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Alfred Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi. Shtetasi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur”.
Policia thotë se Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe.

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062