INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës: Parandalohet një  vrasje e “paralajmëruar”! Arrestohen 3 persona.

Durrës: Parandalohet një vrasje e “paralajmëruar”! Arrestohen 3 persona.

Publikuar më: 17:28 19-01-2016

Polica e Durrësit ka mundur të ndalojë një vrasje me pagesë këtë mesditë  disa minuta para se të ndodhte ekzekutimi. Personi që ishte preha e vrasësit me pagesë mësohet se kishte një sherr të hapur me një fis tjetër në qytetin e Durrësit. Vrasësi me pagesë kishte me vete një pistoletë me silenciator dhe po ndiqte nga pas personin që do vriste. Atij iu sekuestrua edhe arma me të cilën do të bënte vrasjen, ndërkohë që në celularin e tij mendohet se kishte edhe numri i personit, që kishte porositur vrasjen. Personi i arrestuar nga policia si vrasës me pagesë është një 30-vjeçar me preçedent penal të  mëparëshëm. Po informacionet e fundit të policisë së Durrësit flasin se u arrestuan dhe dy persona të  tjerë, që ishin në  të  njëtin automiet me 30 vjeçarin dhe ata ishin pjesë e kë tij grupi, që do kryente vrasjen.
Një nga të arrestuarit është nga Durrësi dhe dy të tjerë nga zona e Sukthit. Të arrestuarit janë G. Dervishi, D. Nikolli dhe B. Shehu. Mësohet se njëri prej vrasësve me pagesë është anëtar i bandës së Ilir Xhakjas, i cili u akuzua se në 2013 vrau shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahirin.
Prej një jave këta persona mbaheshin në vëzhgim nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Prokuroria dhe sot mundën të bien në gjurmët e tyre duke i arrestuar.

Article Logic
Execution time: 0.0042641162872314