INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamioni përplas për vdekje 70 vjeçaren në Kamëz

Kamioni përplas për vdekje 70 vjeçaren në Kamëz

Publikuar më: 12:14 25-08-2016

Një aksident me pasoja fatale për jetën ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kamëz. Siaps policisë një grua humbi jetën ndërsa u përplas nga një kamion. Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, tek Ura e Institutit.
Drejtuesi i mjetit kamion, shtetasi  Xhevdet Çeza  ka aksidentuar shtetasen Xhemile Ukdashi, 70 vjeç. Mësohet se 70 vjeçarja është përplasur për vdekje nga kamioni ndërsa po kalonte rrugën.
Ajo është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë nbë vendndgjarje kanë mbërritur uniformat blu, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur gjithë dinamikën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0022010803222656