INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Digjet shtëpia, vdes fëmija 2 vjeç

E rëndë! Digjet shtëpia, vdes fëmija 2 vjeç

Publikuar më: 11:11 17-11-2016

Flakët i kanë marrë jetën një fëmije vetëm 2 vjeç në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Babrru. Sipas të dhënave të policisë, një banesë është përfshirë nga flakët rreth o8: 35 minuta, ndërsa brenda saj ndodheshin dy fëmijë të mitur.  Menjëherë në vendngjarja kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të shpëtojnë jetën e njërin prej fëmijëve, që ndodhej brenda në shtëpinë e përfshirë nga flakët.
Njoftim i Policisë:
“Si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i vdekur fëmija 2 vjeç ende i paidentifikuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër”
Deri në këto momente janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit në banesë ndërsa 2 njësi të Shërbimit Zjarrfikës kishin punuar për shuarjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0028741359710693