INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali: Shpëtohen në mes të detit 2 shqiptarë, njëri arrestohet

Itali: Shpëtohen në mes të detit 2 shqiptarë, njëri arrestohet

Publikuar më: 10:23 17-11-2016

Dy shtetas shqiptare janaë shpëtuar nga rojet bregdetare italiane, pasi skafi me ata udhëtonin kishte pësuar avari në mes të detit. Dy shtetasit shqiptar me skafin e tyre janë pikasur nga roja bregdetare italiane e qytetit të Gallipolit  në rajonin e Pulias.
Sipas të dhënave të karabinierëve, skafi kishte pësuar një avari në motor në mes të detit e alarmi për shpëtimin e tyre ishte lëshuar nga një telefon satelitar në zotërim të njërit prej shtetasve shqiptarë. Roja bregdetare e Gallipolit ka identifikuar skafin në avari rreth 4 milje larg brigjeve të Otrantos.
Pasi kanë shkuar në breg dy shtetasit shqiptarë ishin në gjendje të mirë shëndetësore e kanë deklaruar se janë nisur nga brigjet shqiptare gjatë ditës së djeshme dhe kanë mbetur në det pas një avari të pësuar në motorin e skafit.
Pas verifikimeve mbi identitetit e dy shtetasve shqiptarë, policia italiane ka verifikuar se njëri prej tyre ishte i kërkuar nga drejtësia italiane, fakt që çoi në arrestimin e menjëhershëm të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102