INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kinezët ekspertët e kopjimit! ''Ringjallin'' anijen e famshme Titanik

Kinezët ekspertët e kopjimit! ''Ringjallin'' anijen e famshme Titanik

Publikuar më: 14:24 18-02-2019

Anija e famshme e Titanikut do të rikthehet dhe këtë do ta realizojnë ekspertët kinezë.

Konstruksioni i kopjes së anijes së “Titanikut”, ka filluar të marrë formë në një park kinez, ku projektuesit po investojnë miliona para.

Punimet për rindërtimin e anijes legjendare ku u mbytën 1500 perosna po ecin me ritme të shpejta dhe shumë shpejt do të jetë e prekshme për të gjithë admiruesit e saj
Titaniku kinez do të jetë pothuajse një kopje ekzakte e origjinales, duke nisur që nga madhësia që anija kishte, e deri tek dekoret.

Anija, që pritet të jetë rreth 270 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, është planifikuar të qëndrojë dhjetë metra larg bregut të një lumi në qytetin Sichuan të Kinës.
Kompania që është duke e ndërtuar strukturën gjigante, do të instalojë edhe sisteme të teknologjisë së lartë, që simulojnë momentin kur anija e ka goditur ajsbergun.

Për të ndërtuar anijen “binjake” të Titanik janë shpenzuar më shumë se 125 milionë paund.

titanik.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389