INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, Braçe: Në panik nga reforma në drejtësi

Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, Braçe: Në panik nga reforma në drejtësi

Publikuar më: 15:30 18-02-2019

PD në mbledhjen e Grupit, vendosi në mënyrë unanime djegien e mandateve.

Ndërkaq, ka ardhur reagimi nga zv.kryeministri Erion Braçe i cili thotë se mandatet digjen tani pasi nuk kanë çfarë i bëjnë reformës në drejtësi.

“As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt”, shkruan Braçe duke nënkutpuar kështu se qeveria do vazhdojë edhe pa opozitën në Kuvend.

“Arsye e fortë apo jo?!

Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh!

Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre”, shkruan më tej Braçe.

Kujtojmë se pas dorëzimit të mandateve, në PD do të ngrihet një grup pune për teknikalitetet e procedurat që do ndiqen në vazhdim, në përputhje me statutin e partisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006