INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ARRESTOHET ''Çipuri'' që i shpëtoi atentatit të djeshëm. Ja çfarë i gjeti policia...

ARRESTOHET ''Çipuri'' që i shpëtoi atentatit të djeshëm. Ja çfarë i gjeti policia...

Publikuar më: 14:08 18-02-2019

Pas atentatit të djeshëm në Vlorë është arrestuar dhe Armando Sulejmani i njohur si “Çipuri”.

Ai mbeti i plagosur dje gjatë një sulmi me armë ku vdiqën dy shokët që ndodheshin me të në makinë në Vlorë.
Atij i është gjetur një pistoletë me vete të cilën e mbante pa leje.

Të vdekur në pritë mbetën kunati dhe shoku i tij, Orest Rexho dhe Arjan Hasani. Atentatorët arritën të largoheshin, ndërsa makina që përdorën në atentat u gjet e djegur në një fshat të Vlorës.

Sulejmani ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr kurim pas plagëve që mori gjatë sulmit me kallashnikov të makinës ku po udhëtonte.

 

Article Logic
Execution time: 0.004115104675293