INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian lidhet me ish-in e Ariana Grande-s? Pas puthjes në buzë që bëri namin, dyshja kapen MAT

Kim Kardashian lidhet me ish-in e Ariana Grande-s? Pas puthjes në buzë që bëri namin, dyshja kapen MAT

Publikuar më: 18:33 31-10-2021

Të gjithë ishin skeptikë dhe 90% të ndjekësve të SNL ishin kundër që Kim Kardashian u bë pjesë e mbrëmjes vetëm se ka shumë influencë.

Mirëpo Kim K i mbylli mjaft mirë “gojët e liga” dhe i ka befasuar që të gjithë me performacën esaj në Saturday Night Live. Pas më shumë se 20 orëve prova, ajo emocionoi fansat duke ironizuar veten, të afërmin dhe ish-bashkëshortin e saj, reperin Kanye West.

Mirëpo fansat u tronditën kur Kim ndau një puthje me Pete Davidson, ish-i dashuri i Ariana Grande, ndërsa ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai si Aladin.

Por tani rrjeti po zien: A janë në një lidhje Kim Kardashian dhe Pete? Ata janë kapur mat në një slitë në fermën “Knott’s Scary” në Buena Park.

-640-0-617e5bc073e1d.png

Fotot janë siguruar nga “People”, ku Kim dhe Pete shihen duke u kapur për dore. Bashkë me to janë dhe motra e 41-vjeçares, Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj, Travis Barker.

-640-0-617e5bc11da80.png

Burime për “People” kanë zbuluar se ata njihen nga miq të përbashkët dhe se për momentin janë vetëm kaq: miq.

-640-0-617e5bc0e5891.png

Article Logic
Execution time: 0.0020368099212646