INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian i ‘vë syrin’ Elon Musk pas ndarjes nga Pete Davidson

Kim Kardashian i ‘vë syrin’ Elon Musk pas ndarjes nga Pete Davidson

Publikuar më: 12:30 08-09-2022

Pas ndarjes me komedianin Pete Davidson, Kim Kardashian është gati për një lidhje të re. Sipas National Enquirer,Kardashian e ka harruar tashmë aktorin me të cilin ishte në lidhje për nëntë muaj dhe i ka vënë syrin miliarderit Elon Musk si partnerin e saj të ri.

Siç përshkruhet nga gazeta, modelja dëshiron të ndajë jetën e saj me dikë që është po aq i pasur sa bashkëthemeluesi dhe CEO i Tesla. ” Kim po u thotë njerëzve se duhet të takojë një djalë më të pjekur, dikë që është me të vërtetë në nivelin e saj për sa i përket suksesit.

Kjo në sytë e saj, kjo do të thotë shenja dollari. Ajo dëshiron një burrë me aq para ose më shumë se sa ka.”, citohet të ketë thënë një burim i paidentifikuar. Musk nuk ka dhënë asnjë tregues se ai është i interesuar të bëhet partneri i ri i Kim dhe t’i bashkohet klanit Kardashian.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219