INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Jong Un,  udhëton me tren të blinduar për të takuar Trump

Kim Jong Un, udhëton me tren të blinduar për të takuar Trump

Publikuar më: 11:40 25-02-2019

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong un është gati të takohet me presidentin Trump në Vietnam.

Diktatori ka udhëtuar me një tren të blinduar duke ktyer 4500 kilometra, ndërsa me avion udhëtimi do të zgjaste 5 orë. Por Kim zgjodhi trenin e blinduar.

Ai e nisi që të shtunën udhëtimin me tren të blinduar për në Vietnam, ku do të zhvillohet samiti i dytë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA publikoi pamje të nisjes së trenit me pushtetmbajtësin Kim. Në këtë udhëtim, Kim Jong Un shoqërohet nga anëtarë të lartë të byrosë politike dhe Komitetit Qendror të Partisë Komunistë, njofton agjencia koreane.

Kujtojmë se mes dy liderëve botërorë ka patur deklarata të cilat kanë shkaktuar frikë në arenën ndërkombëtare pasi retorika e tyre ishte më shumë një retorikë lufte.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377