INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump uron Vuçiç dhe i jep porosi, njih PAVARËSINË e Kosovës

Trump uron Vuçiç dhe i jep porosi, njih PAVARËSINË e Kosovës

Publikuar më: 17:26 15-02-2019

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Vuçiç. Përveç urimeve bie në sy kërkesa e Trump që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe arritjen e një marrëveshje historike.

LETRA E PRESIDENTIT TRUMP PËR VUÇIÇ:

I nderuar zotëri president!
Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgoj urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.
Këtë vit, në festimin e 100-vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.
Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.
Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887