INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian merr shuplakë nga bota e televizionit

Khloe Kardashian merr shuplakë nga bota e televizionit

Publikuar më: 14:47 07-04-2016

Për familjen Kardashian dhe veçanërisht Khloe-n problemet nuk mbarojnë kurrë.

Emisioni i saj “Kocktails with Khloe” është anulluar nga FYI Network vetëm 3 muaj pas fillimit. Mesa duket audienca është lodhur duke dëgjuar për jetën seksuale të Khloe-s dhe personave të tjerë nga familja Kardashian, e cila ishte dhe tema e përhershme e emisionit. Pavarësisht të ftuarve të ndryshëm që nuk mungonin, “Kocktails with Khloe” më shumë ka shërbyer për të nxjerrë lajme mbi vetë moderatoren. TMZ bën me dije se zyrtarisht emisioni është lënë pezull, por nuk ka gjasa që të vazhdojë transmetimin.

Mësohet gjithashtu se edhe Khloe ishte e pakënaqur, ndërkohë që nuk ishte e sigurtë nëse do të vazhdonte sezonin e ri, duke përforcuar kështu vendimin e rrjetit që e transmetonte. Megjithatë seria finale e emisionit, ku bëjnë pjesë Kim, Kanye, John Legend dhe Chrissy Teigen është xhiruar dhe do të shfaqet.

Article Logic
Execution time: 0.004298210144043