INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kesha humb gjyqin kundër Dr. Luke

Kesha humb gjyqin kundër Dr. Luke

Publikuar më: 15:34 07-04-2016
Një gjyqtare e New York-ut ka hedhur poshtë kërkesën e Kesha-s për t’i dhënë fund bashkëpunimit me shtëpinë diskografike Sony, si pasojë e abuzimit seksual ndaj këngëtares, nga producenti i saj.
Kesha ka thënë se të vazhdonin ta detyronin të punonte me Sonyn dhe abuzuesin ndaj saj, producentin Dr Luke iste një lloj “skllavërie”. Gjyqtarja Shirley Kornreich, e kishte rrëzuar edhe më parë në shkurt një kërkesë të tillë bërë nga avokatët e këngëtares. Ajo i komunikoi  Keshës gjithashtu se Sony i ofronte asaj që të vazhdonin bashkëpunimin gjë nuk do të përfshinte ndonjë ndërhyrje apo kontroll nga Dr Luke.
 
 
Kesha ka kundërshtuar duke u përgjigjur se ajo nuk mund të vazhdonte të punonte me një “monster” referuar Dr Luke,  i cili ajo pretendon se e ka përdhunuar përpara 10 vitesh ndërsa këngëtarja  ishte nën efektin e një pilule që ky i fundit i kishte dhënë. Po ashtu Kesha-s iu rrëzuan edhe pretendimet se i ishte thënë të ndërpriste të ngrënit dhe se ishte e pavlerë, gjëra që Kesha thotë se e çuan në një qendër rehabilitimi në 2014-ën, ku ajo ishte diagnostifikuar me bulimi, stress post-traumatik dhe sulme paniku.
 
Por producenti i ka mohuar të gjitha këto me pretendimin se janë të sajuara nga ana e këngëtares në përpjekjen për t’u çliruar nga detyrimi që ajo ka për të regjistruar  5 albume me kompaninë e njohur “Sony”. Kjo është e radhës nga një seri seancash gjyqësore lidhur me çështjen që po zhvillohet në Tennesse, Kaliforni ku këngëtarja është rritur.
Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654