Skandali i fundit që përfshiu familjen Kardashian ishte tradhtia që e partnerit të Khloe Kardashian.
Fansat nisën të kryqëzonin basketbollistin për tradhëtinë ndërsa burime pranë familjes thonin ylli i reality show-t ishte në gjendje të rënduar dhe u dërgua menjëherë në spital.
Por ajo që pritej me shumë kuriozitet ishte sesi do të reagonte Khloe në gjithë këtë situatë dhe vendimi që do të merrte.
Dhe një vendim e ka marrë.
Ajo do ta lejojë të dashurin e saj të hyjë në dhomë kur vogëlushja të lindë. Edhe pse e shkatërruar nga tradhtia, vendimin e ka marrë duke u bazuar në fëmijën që do të sjellë në jetë.
Duke vënë mëmësinë në plan të parë, çështja me Tristan do të vazhdojë pas lindjes sepse Khloe vështirë ta harrojë.











28 Nov 2025 





