INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe

Khloe "i jep duart" Lamar Odom përmes Instagram-it

Publikuar më: 12:55 11-04-2016

Khloe Kardashian duket se më në fund ka vendosur të heqë dorë nga marrëdhënia e saj me Lamar Odom, pasi ka kuptuar se nuk mund të shpëtosh dikë që nuk dëshiron të ndihmohet.

Ka qenë një postim i gjatë i bukuroshes në Instagram ai që ka lënë të kuptohet se çdo gjë tashmë ka përfunduar. "Duhet të mësohemi që të mos i mbajmë problemet e të tjerëve sikur të ishin tonat. Të duash dikë nuk do të thotë që të mbash mbi supe peshën e gabimeve të tij", ka shkruar ndër të tjera Khloe. Ndërkohë sipas TMZ raportohet se kjo e fundit i ështe kthyer sërish proçedurave të divorcit, që pasi mori vesh se Lamar kishte filluar të konsumonte alkool sërish. "Mos e humbisni veten duke u përpjekur të rregulloni diçka që është e destinuar të qëndrojë e prishur" ka mbyllur postimin e saj Khloe Kardashian!

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658