INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
The Rock dhe Kevin Hart tallen me DiCaprion: Të përdhunoi një ari!

The Rock dhe Kevin Hart tallen me DiCaprion: Të përdhunoi një ari!

Publikuar më: 14:35 11-04-2016

Në mes të transmetimit të “Mtv Movie Awards”, prezantuesit Kevin Hart dhe Dwayne Johnson (i quajtur edhe “The Rock”), kanë lënë mbresa me një pjesë repi në përvjetorin e 25-të të këtij show.

Kulmi ka qenë refreni që i referohej një skene gjerësisht të keqkuptuar në filmin “The Revenant”, luajtur nga Leonardo Di Caprio. “Leo u përdhunua nga një ari” kanë përsëritur komediani, Hart dhe protagonisti i filmave aksion, Johnson, 3 herë. “Ju do ta mbani mend gjithmonë se ku ishit kur Leo u përdhunua nga një ari” kanë

vijuar më pas ata. Skena e repit u shoqërua nga balerina të veshura me kostume ariu. E gjitha i referohej skenës ku Leonardo Di Caprio luan rolin e një ushtari të shek. të 17-të dhe sulmohet nga një ari përgjatë disa minutave.

Repi  ishte një rimarrje e formatit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oskar” ku realizohen parodi të filmave më të njohur. Pjesë e shfaqjes ishin edhe  parodi  të disa filmave të tjerë të nominuar këtë vit  si “Star wars”, “Deadpool”,apo “Jurassic World” por ka qenë skena e ndeshjes së Leos me ariun në  “The Revenant” që ka rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Article Logic
Execution time: 0.0017659664154053