INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Këto janë 5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam [VIDEO]

Publikuar më: 21:58 25-12-2016

Nuk mund të mungonte lista e 5 këngëve më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam në këtë ditë Krishtlindjesh. Me anë të një klikimi të thjeshtë, në harkun e pak sekondave në aplikacionin tuaj Shazam është shfaqur titulli artisti, si dhe informacionte të tjera, të një këngë që keni dëgjuar në ndonjë ambient me muzikë. Ndërkohë që rënditja e këngëve ndryshon nga java në javë, me hyrje, dalje e rikthime, nuk ndodh e njejta gjë me vendin i parë, i cili për javë të tëra, është “hipotekuar” nga “Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie”. E cila së bashku me “Shakira-Chantaje” që pozicionohet në vendin e 4-ët, janë të vetmet këngë që i kanë rezistuar konkurencës së javës që lamë pas. Në vendin e 2-të rënditet "Kerwin Du Bois & Lil Rick - Monster Winer", një këngë shumë ritmike, që me ta dëgjuar të bën të kërcesh. Kjo tregon edhe njëherë se shqiptarët janë të apasionuar pas muzikës me shumë ritëm.
Vendi i 3-të mbahet nga “Dj Rebel & Mohombi feat. Shaggy - Let Me Love You”, një këngë me ritme verore, e cila është rikthyer përsëri në këtë listë me këngët më të kërkuara nga perdoruesit shqiptar të Shazam. Rikthim tjetër është edhe “Mike Diamondz-La Onda”, e cila rënditet në vendin e 5-të për këtë javë.

Ja klasifikimi i plotë:
5-“Mike Diamondz-La Onda”


4-“Shakira-Chantaje”


3-“Dj Rebel & Mohombi feat. Shaggy - Let Me Love You”


2- “KerWin Du Bois & Lil Rick - Monster Winer”


1-“Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie”

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391