INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 3 gjërat që mendon ish-i për ju. Shumë interesante!

Këto janë 3 gjërat që mendon ish-i për ju. Shumë interesante!

Publikuar më: 14:27 26-09-2017
Sapo ndahet një çift, secili në mendjen e vet mendon gjëra të ndryshme.
Askush nuk është në mendjen e tjetrit, por ekspertët e çifteve, në bazë të eksperiencave të tyre, dominojnë 3 gjëra në mendjen e ish-it për ju, direkt sapo ndaheni.  Secila ndarje është për arsye të ndryshme, por në përgjithësi këto gjëra mendojnë:
1. Pas disa kohësh sërish do dëshirojë të kontaktojë me mua
Kur një çift ndahet, në raste të rralla e pranojnë se kush e kishte fajin. Sapo ndahen, mendojnë se për momentin situata nuk është e mirë, por më pas ndoshta ujrat do qetësohen dhe do rinisin të kontaktojnë së bashku. Vetbesimi për të dy është i madh, por nuk e pranojnë se ata do jenë të parët që do i flasin njëri-tjetrit.
2. Nuk do gjejë dikë më të mirë se mua
Të gjithë këtë mendojnë për veten e tyre, se janë më të mirët. Kjo është diçka e mirë, pasi do i ndihmojë të gjejë dikë tjetër më pas. Dijeni se ish-i juaj mendon se edhe partneri që keni aktualisht nuk i afrohet pamjes fizike, ose statusit të tij.
3. Pyet miqtë tuaj si po shkon jeta juaj
Miqtë e përbashkët janë informacioni i tij më i sigurtë. Mos mendoni se nuk pyet miqtë për ju. Madje biseda e parë që do bëjnë  do jetë për ju. E kanë të vështirë ta pranojnë, por e vërteta  ndonjëherë nuk të pëlqen.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004