INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 7 ushqime nuk duhet t’i fusni në frigorifer. Kujdes!

Këto 7 ushqime nuk duhet t’i fusni në frigorifer. Kujdes!

Publikuar më: 11:33 19-07-2018
Ndryshimet e temperaturave, bëjnë që disa ushqime t’i fusim në frigorifer, për t’i mbajtur sa më të freskëta.
Sipas “Good Housekeeping Institute”, ja disa nga ushqimet që nuk është mirë t’i fusni në frigorifer:
1. Domatet
Domatet nuk është mirë, t’i fusni në frigorifer, pasi mund t’i ndryshojë edhe shija. Është mirë t’i mbani në një vend me temperaturë normale.
2. Buka
Është gabim ta fusni edhe bukën në frigorifer, pasi nuk mund ta konsumoni më pas. Përveç shijes,sipas intv.al  ajo do bëhet më e njomë dhe do i humbë forma.
3. Qepët
Zakonisht i përdorni për të bërë salladë, prandaj duhet të qëndrojnë në ambient neutral, jo frigorifer. I humbet edhe aroma.
4. Hudhra
Njësoj, si qepët edhe ajo nuk duhet të futet në frigorifer, pasi I humbet shija.
5. Pjepri
Pjepri futet në frigorifer nëse nuk është i prerë. Nëse e prisni edhe atij do i humbasë shija dhe nuk ja vlen ta konsumoni më pas.
6. Kafeja
Nëse dëshironi ta shijoni si duhet, mos gaboni ta fusni në frigorifer.
7. Avokado
Ky frut ka shumë vlera ushqimore dhe ndikon mirë në shëndet. Nëse e fusni në frigorifer, këto vlera do i humbasë dhe nuk do e shijoni si  frut.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040512084960938