INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi vera dhe keni ende CELULIT? Ja 8 ushqimet që ju ndihmojnë për ta luftuar

Erdhi vera dhe keni ende CELULIT? Ja 8 ushqimet që ju ndihmojnë për ta luftuar

Publikuar më: 23:49 02-05-2018

Duke qenë se vera është shumë pranë të gjithë po mendojnë për plazhin. Dhe një prej shqetësimeve kryesore të verës është pamja e trupit, kryesisht celuliti. Shfaqja e celulitit ka të bëjë me mënyrën e jetesës dhe ushqimet që konsumoni, prandaj mund të bëni diçka për të parandaluar shfaqjen apo shtimin e tij.

Më poshtë po listojmë 8 prej ushqimeve që luftojnë celulitin dhe nëse ai është me të vërtetë një shqetësim për ju, mos harroni t'i përfshini këto ushqime në dietën tuaj.

1.Salmoni

Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.

2.Farat e lulediellit

Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

3.Specat djegëse

Edhe specat djegëse përmbajnë vitaminë B6, e cila është një prej armëve kryesore në luftën ndaj celulitit. Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

4.Manaferrat dhe boronicat

Ato rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës.

5.Uthulla e mollës

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përman kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

6.Çaji jeshil

Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përman ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen nën trup.

7.Vaji i ullirit

Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t'i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra, shkruan express. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

8.Çokollata e zezë

Lajmi i mirë është se nuk keni pse hiqni dorë nga çokollatat, të paktën jo nga e zeza. Kakaoja natyrale është e pasur në antioksidan.

Article Logic
Execution time: 0.0019378662109375