INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani sytë lart nga qielli! Ja kur do të ndodhe eklipsi më i gjatë i këtij shekulli

Mbani sytë lart nga qielli! Ja kur do të ndodhe eklipsi më i gjatë i këtij shekulli

Publikuar më: 07:28 19-07-2018

Eklipsi më i gjatë hënor për këtë shekull dhe shansi për të parë nga afër planetin Mars po vjen. Të premten e 27 Korrikut eklipsi hënor do të shihet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore.

Amerika Veriore dhe ajo Qendrore nuk do të mund ta shohin këtë eklips, megjithatë astronomët janë përgatitur për ta shijuar këtë moment dhe pritet që ta transmetojnë live në internet.

Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Megjithatë koha që eklipsi ishte i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta.

Por eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta dhe gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.

Eklipsi i plotë është një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli alinjohen dhe hëna e plotë kalon pas planetit tonë, duke rënë në hijen e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225