INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 3 mënyra do të ndihmojnë të marrësh veten pas ndarjes

Këto 3 mënyra do të ndihmojnë të marrësh veten pas ndarjes

Publikuar më: 12:30 28-04-2021

Nuk ka rëndësi se si përfundon një marrëdhënie, ndarja mund të jetë vërtet tronditëse. Pas ndarjes të gjithë dëshirojnë të thonë “Faleminderit, tjetri”, mirëpo nuk është kaq e thjeshtë. Ndarja është lënduese. Megjithatë ka 3 mënyra efikase që do t’ju ndihmojnë ta merrni veten më shpejt pas një ndarje të dhimbshme.

 

Strategjia e parë përfshin një rivlerësim negativ të ish-partnerit

Mendoni për gjërat që nuk i pëlqeni ish të dashurit tuaj, për zakonet e bezdisshme. Ideja është që të kujtoni vetëm të metat e tij, pasi në këtë mënyrë është më e lehtë ta harroni. Ky eksperiment rezulton i suksesshëm pasi ndjenja e dashurisë zbehet.

Rivlerësimi i ndjenjave të dashurisë është strategjia e dytë 

Ajo çfarë duhet të bëni është të pranoni që mbase e doni akoma ish-partnerin, por nuk mund të jeni me të për shkak të disa arsyeve. Pra, pranimi nuk do të rikthim nëse ju nuk dëshironi të qëndroni më me të. Kjo metodë nuk i ndryshon ndjenjat tuaja, por me kalimin e kohës ju filloni të ndihemi më mirë, sepse nuk e gënjeni veten dhe të tjerët që ju rrethojnë.

Strategjia e tretë është shpërqëndrimi

Pra, ju duhet të filloni të bëni gjëra që ju pëlqejnë, që nuk kanë të bëjnë me ish-partnerin tuaj. Me pak fjalë, ju duhet ta mbushni kohën tuaj me gjëra interesante, për të mos menduar më për ndarjen. Edhe pse kjo metodë mund të mos ulë ndjenjat e dashurisë, lajmi i mirë është se njerëzit bëhen më të këndshëm kur realizojnë dëshirat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033438205718994