INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni patentë shqiptare? Lëvizni pa frikë në Greqi

Keni patentë shqiptare? Lëvizni pa frikë në Greqi

Publikuar më: 18:49 11-05-2018

Të gjithë shtetasit shqiptarë që do të udhëtojnë në Greqi nuk do t’ju duhet më të nxjerrin leje drejtimi ndërkombëtare apo të ritestohen për të marrë një patentë greke. Marrëveshja e re mes dy vendeve ka sjellë njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit. Kjo do të krijojë lehtësi në lëvizjeje dhe komunikim më të madh të shtetasve shqiptarë dhe grekë. Marrëveshja parashikon që qytetarët shqiptarë, të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës, për marrjen e lejes së drejtimit greke, e cila ka edhe një impakt financiar nga 700 deri në 1000 Euro, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi.

Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit është një rezultat i prekshëm i paketës së çështjeve dypalëshe të diskutuar në Kretë dhe Korçë nga dy Ministrat e Jashtëm dhe një punë të gjatë negociuese mes ministrive të transportit të dy vendeve tona.

Pas nënshkrimit, kjo marrëveshje do t’i nënshtrohet procedurave respektive për hyrjen në fuqi. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministrat rikonfirmuan angazhimin për vijimin e punës për zgjidhjen e çështjeve të tjera dypalëshe.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111